Vila Alba
Hotel Vila Alba është një hotel i stilit Butique me katër yje i vendosur në qendër të Tiranës vetëm disa minuta larg nga sheshi Skënderbej dhe shumica e institucioneve kulturore dhe publike si: Opera Kombëtare, Muzeu Historik, Bashkia e Tiranës, Parlamenti dhe një pjesë e Ministrive. Zona e Bllokut është vetem 10 minuta në këmbë nga Hoteli. Vila Alba ofron 24 dhoma per mysafiret në pesë kate të një ndërtese ku klasikja ndërthuret me modernen. Për të ftuarit tanë që udhëtojnë për biznes ne ofrojmë një gamë të plotë facilitetesh, duke përfshirë sallat e konferencës ,dreka/ darka private , katering, internet falas dhe parkim privat. Çfarë na bën të vecantë është origjinaliteti dhe ngrohtësia e stilit Boutique e cila është e dallueshme si në ambjentet e brëndshme ashtu dhe ato të jashtme të hotelit, ideale për ata që kërkojnë të përjetojnë vecoritë e Tiranës së vjetër kombinuar me një standard të lartë të akomodimit.

0692784595
Oferta
Rendit:
Ofertë Nentor
01/11/2017 - 30/11/2017
Oferte 3-ditore qendrimi ne hotel. Perfshihet qendrimi per dy persona ne nje dhome cift standarte, mengjesi dhe darka falas.
2000 ALL

Vendndodhja
Tarifa orientuese
Rendit:
Dhome teke
Këto dhoma kanë tavane dhe dritare të larta të cilat lejojnë që dhoma të ketë dritë natyrale. Disa prej dhomave teke kanë ballkon me pamje nga qyteti i vjetër. Tualeti është paisur me kabinë moderne dushi.
2500 ALL

Dhome çift
Këto dhoma ofrojnë pamje të qytetit të vjetër, kanë tavane të lartë si dhe një zonë për tu ulur ose për të punuar. Tualeti është paisur me kabinë moderne dushi.
4000 ALL